Site icon Telegrafi

Ditë të vështira për Veljanoskin, ende nuk ka zgjidhje për komisionin për emërime dhe zgjedhje

Trajko Veljanoski po kalon ditë të vështira. Ai sot dhe dje ka qenë nën presion për zgjedhjen e anëtarëve të komisioni për zgjedhje dhe emërim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për sot ishte planifikuar që të mbahet seancë e këtij komisioni nga ora 12 por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Seanca është caktuar në ora 15 e 30, duke lënë hapësirë për ripozicionim të vendimeve.

Në këtë komision OBRM-PDUKM do të ketë gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë anëtarë ndërsa BDI dhe Lëvizja Besa do të kenë nga një anëtar.

Dje u vendos që partitë të përfaqësohen nga Ilija Dimovski (OBRM-PDUKM), Oliver Spasovski (LSDM), Talat Xhaferi (BDI) dhe Afrim Gashi (Lëvizja Besa)./Telegrafi/

Exit mobile version