Për shkak të krizës për të siguruar komponente të ndryshme si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare, prodhuesit rusë duhet të prodhojnë vetura pa pajisje të avancuara të sigurisë dhe standarde ekologjike.
Prodhuesit rusë të veturave u është lejuar të prodhojnë vetura pa sisteme bashkëkohore të sigurisë, siç janë sistemi kundër bllokimit të frenave dhe elektronika për kontrollin e stabilitetit të mjetit motorik, transmeton Telegrafi.
Siç raportojnë mediat lokale, administrata lokale i ka dhënë leje prodhuesve të veturave që të prodhojnë mjetet motorike pa sistemet e lartpërmendura, por edhe pa sistemin automatik për tërheqje në rast të aksidentit.
Gjithashtu prodhuesit nuk obligohen të vendosin jastëkë me ajër – ku kurrfarë standardi apo certifikatë nuk do të aplikohet në veturat ruse, me një fjalë do të jenë vetura me zero garanci në çdo aspekt, nga defektet teknike, cilësia e komponentëve e aksidentet e shkaktuara nga frenat e dobët.
E sanksionet si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë, ka filluar t’i ndjejë Moska, pasi shitja e veturave në këtë vend ka rënë për 62.9 për qind gjatë marsit. /Telegrafi/