Site icon Telegrafi

Ditë të këqija për njerëzimin: Nëse nuk i keni këto aftësi, në vitin 2020 do të mbeteni pa punë!

Ekspertët thonë se forca e punës së shpejti do të jetë e panevojshme, pasi që robotët do të marrin përsipër disa nga detyrat që janë kryer më parë nga njerëzit. Tregu i punës po ndryshon me zhvillimin e teknologjive të reja, ndaj njerëzit duhet të përshtaten ndaj këtij ndryshimi.

Ekspertët më të mira ekonomikë që mbledh Forumin Ekonomik Botëror, sjell një listë të aftësive që do të vlerësohen tek kandidatët për punë në vitin 2020.

Ata ranë dakord se tregu i punës në vitet e ardhshme do të ketë ndryshime, ndaj priten kategori të reja të punës. Mu për këtë, do të ndryshohet perceptimi i aftësive që duhet të kenë të punësuarit në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Në raport me listën e shpallur për vitin 2015, prioritetet tashmë kanë ndryshuar. Në vendin e parë prapë është aftësia për të zgjidhur problemet. Por, një vit më parë, aftësi dytë ishte bashkërendimi me të tjerët dhe puna ekipore, teksa kjo aftësi tash është në vendin e pestë.

Në vendin e dytë për vitin 2020 është të menduarit kritik, pastaj kreativiteti, menaxhimi i burimeve njerëzore, koordinimin i punës me të tjerët, inteligjenca emocionale (për herë të parë në listë), pastaj aftësia për të vlerësuar situatat dhe për të marrë vendime, aftësia për të negociuar dhe fleksibiliteti kognitiv. /Telegrafi/

Exit mobile version