Telegrafi

Ditë rekreative për Dua Lipën në New York, shijon kohë me të dashurin dhe shoqërinë ndërsa luajnë basketboll

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarma me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të qëndrojë këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ndodhet në New York bashkë me stafin dhe të dashurin e saj, Isaac Carew.

Dua ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi nga shëtitjet në New York, përmes së cilave ka treguar se ka shijuar rrezet e diellit dhe klimën e ngrohtë.

Lexo po ashtu Dua Lipa tregon të brendshmet para pasqyrës

“Dielli ishte jashtë, kështu që ne kishim për të shkuar për të luajtur në fusha, në vend të stërvitjes tonë në mëngjes”, ka shkruar këngëtarja shqiptare ndërsa është shfaqur duke shijuar një lojë basketboll me miqtë e saj.

E njëjta pati një paraqitje të shkëlqyer të hënën në MET Gala, ku u komplimentua për dukjen e saj.

Është bërë e ditur se vera e këtij viti do ta rikthejë sërish në Prishtinë artisten shqiptare, për të ndjekur nga afër perforancat e festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe Isaac Carew në MET Gala (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)