Kishte vetëm tre dollarë në xhep, por ishte i vendosur që të blinte një Lamborghini, andaj u nis me veturë dhe voziti për disa kilometra
Adrian Zamarina është pesëvjeçari nga Utah e Shteteve të Bashkuara, që u bë lajm ditë më parë, pasi u ndalua nga policia në një autostradë, derisa voziste veturën e familjes, ndërsa arsyeja për ku ishte nisur, ishte më se e çuditshme, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk i kishte më shumë se tre dollarë në xhep, ishte i mitur dhe nuk kishte patentë shoferi, ai kishte vozitur për disa kilometra që të blinte një Lamborghini, sepse nëna saj nuk po ia blinte.
Atë e kthyen në shtëpi dhe ia tërhoqën vërejtjen, derisa familjarët e dënuan që t’i kryente disa detyra të shtëpisë, ndërsa të qëndrojë shumë larg çelësave të makinës.
Por, një entuziast i makinave Lamborghini, duke parë dëshirën shumë të madhe të vogëlushit për këto makina, ka vendosur t’i shkojë në shtëpi dhe ta merr për një xhiro me makinën e tij të preferuar, që nuk më herët nuk e ka parë nga afër.
Deri më tani, Adriani ka kaluar shumë orë në ditë, duke e parë Lamborghinin në telefon, ndërsa tash e përjetoi edhe një xhiro me të, derisa një pikë shitëse e Lamborghinit i ka ofruar që ta vizitojë dhe ta vozisë, por nën përkujdesjen e duhur. /Telegrafi/