Telegrafi

Ditë më parë hyri në kafazin e luanit, derisa po kërkohet nga policia ajo postoi një video ku shfaqet duke kënduar rep

Myah Autry është vizitorja e një kopshti zoologjik në New York, që hyri në kafazin e luanit dhe ia bënte me dorë, derisa filmimi që kishin bërë të pranishmit, u shpërnda në internet gjatë ditëve të fundit.

Që kur pamjet e 22-vjeçares janë shpërndarë, policia është vënë në kërkim të saj, por ende nuk është gjetur se ku ndodhet, transmeton Telegrafi.

“Jam karma, që ndizem flakë. Më besoni se jam sa 15 Kleopatra, bëj rep dhe pompa në të njëjtën kohë” është një pjesë e tekstit të këngës së saj rep që tingëllon shumë çuditshëm.

Veprimi saj nuk është pëlqyer aspak, meqë në çdo moment ka mundur të sulmohej keq nga luani.

Në anën tjetër, postimi që ka bërë në rrjetet sociale, konsiderohet si ngacmim i policisë, deri sa të arrijnë ta kapin. /Telegrafi/