Reperi i njohur nga Kosova, Majk sot ka një ditë të veçantë.
Kjo sepse reperi i suksesshëm dhe shumë i dashur për publikun po feston ditëlindjen e 31-të.
Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes disa InstaStory që ka ndarë me urimet nga miqtë e tij, dhe po ashtu djali i tij, Roan.
Kastriot Rexha (emri i vërtetë) ndryshe mbetet një prej artistëve më të kërkuar të skenës.
Edhe është vit, Majk solli disa projekte të suksesshme muzikore, teksa po vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.
Projekit i tij i fundit është bashkëpunimi me Xhensila Myrtezaj dhe Getoar Selimin “Mëkati Jem”.
Ndryshe, së fundi krijuesi i këngës “Katile” së fundi u përfol për një lidhje të re dashurie, pasi u pa me një vajzë misterioze në një nga qendrat tregtare në Prishtinë.
Kujtojmë që reperi është baba i një djali nga lidhja me modelen, Majlinda Zeka. /Telegrafi/