Site icon Telegrafi

Ditë e ngjeshur sot te Liverpooli, priten afrime dhe largime të mëdha

Jemi futur në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, ditë që te Liverpooli pritet të jetë shumë e ngjeshur.

Skuadra e madhe angleze është shumë aktive ditën e fundit, pasi përveç që pritet të ketë afrime në skuadër do të ketë edhe largime.

Talenti i madh anglezo-portugez, Fabio Carvalho pritet të jetë transferimi i parë i The Reds në këtë ditë.

Liverpool dhe Fulham kanë arritur marrëveshje për transferimin e Fabio Carvalhos në Anfield për tetë milionë euro, por pritet që lojtari të rikthehet si huazim deri në verë në Londër. Ndërkohë nga klubi mund të largohen plot katër futbollistë.

Neco Williams është mes huazimit te Bournemouth dhe Brentford me dy skuadrat që kanë dërguar ofertat zyrtare.

Nga Anfield pritet të largohet edhe sulmuesi japonez Takumi Minamino, që është drejt transferimit te Leeds United.

Sulmuesi belg Divock Origi pritet të jetë i larguari i radhës pasi për të ka shumë interesime nga skuadra të ndryshme përfshirë Newcastle United, Burnley, Galatasaray, Monaco e Fiorentina.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Lojtari i fundit që pritet të largohet nga The Reds është mbrojtësi Nathaniel Phillips. /Telegrafi/

Exit mobile version