“Ditë e Natë” nga Flaka Krelani ditën e djeshme (e shtunë) u lansua në një version tjetër të quajtur ‘unplugged’.
Zeshkania, e cila solli klipin e projektit të ri, mori vëmendje të veçantë me interpretimin e saj.
Për tekstin është përkujdesur vet artistja nga Gjakova, kurse për muzikën dhe anën teknike të zërit është marrë ‘Xhimi On De Beat’.
Projektin tanimë e gjeni të lansuar edhe në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube.
Ndërkohë, për videon muzikore është përkujdesur ‘Onima’.
Krahas këngës, Krelani një kujdes të madh i ka kushtuar edhe paraqitjes së saj në këtë videoklip.
Flaka edhe këtë projekt e solli në stilin e saj muzikor, i cili besohet se do të mirëpritet nga publiku. /Telegrafi/