Andrea Belotti mund të quhet një futbollist i ri i Romës, edhe pse për zyrtarizimin duhet pritur edhe disa orë.
Sulmuesi italian prej disa javësh kishte marrëveshje me Giallorosët, por fillimisht kryeqytetasit duhet të shisnin një sulmues.
Ka qenë sulmuesi i talentuar Felix Afena-Gyan qëka zhbllokuar gjithçka, pasi ka pranuar transferimin te Cremonese për shumën e shtatë milionë eurove.
Agjenti i Belottit ka qëndruar në Trigoria të mërkurën mbrëma ku ka diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes.
Belotti ka një marrëveshje me Romën për një kontratë tre vjeçare nga e cila do të fitojë 2,8 milionë euro në sezon plus bonuset.
28-vjeçari kishte oferta të shumta pasi mbeti i lirë pas përfundimit të kontratës me Torinon, por ishte i vendosur t’i bashkohet Romës.
Reprezentuesi italian gjatë kësaj kohe ka refuzuar skuadrat si Napoli, Galatasaray, Monaco, Valencia, Nice dhe Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/