Site icon Telegrafi

Qeveria ndan njëmijë bursa studentore në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

Kryeministri Albin Kurti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, e cila sivjet shënohet me sloganin “Brezi digjital, brezi ynë”, ka thënë se e drejta e vajzave për arsimim, veçanërisht në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë është e pa negociueshme.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se vajzat në Kosovë duhet të gëzojnë përfitimet e revolucionit teknologjik që ka ndryshuar jetën e njerëzimit.

“Progresi teknologjik dhe mbarëshoqëror është i lidhur ngushtë me dijen. E drejta për t’u shkolluar është universale dhe duhet t’u garantohet të gjithëve pa dallim. Prandaj edhe kemi marrë vendimin që arsimi i lartë në Kosovë në nivelet Bachelor dhe Master të jetë falas”.

Tutje tha se nëpërmjet 1000 bursave studentore do të ofrojmë mbështetje financiare për njëmijë vajza studente në fushat e STEM në Kosovë.

Sipas tij të drejtë aplikimi do të kenë të gjitha studentet e rregullta të fushave STEM në vitin akademik 2021-2022 në nivelin bachelor.

Më shumë detaje rreth thirrjes mund të gjenden në faqen e MASHTI.

“Le ta mbështesim potencialin e larmishëm dhe të pakufishëm të secilës vajzë”, shkroi Kurti./Telegrafi.

Exit mobile version