Site icon Telegrafi

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Begaj: Le të na shërbejnë historitë që të kundërshtojmë urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Begaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është krenar për vlerat e popullit shqiptare, i cili nuk bëri kompromis me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.

Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, ka shkruar Begaj. /Telegrafi/

Exit mobile version