Telegrafi

Dita ndërkombëtare e medias shënohet me përplasje mes gazetarëve dhe ministrit Poposki

Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit u shënua në një atmosferë jo të mirë. Të revoltuar me rastet e pazgjidhura të sulmeve ndaj gazetarëve gazetarët u shprehën të pakënaqur me reformat e deritanishme në media. Ministri për Komunikim dhe Transparencë, Robert Popovski tha se ligji i ri i mediave bindshëm do të përmirësojë lirinë e shtypit në vend, duke kërkuar nga opozita që ta mbështesë të njëjtin.

Kryetari i SHGM-së tha se akoma ka raste të pazgjidhura të dhunës ndaj gazetarëve. Sipas tij, politika e Qeverisë aktuale dallon nga ajo e kaluara në aspekt pozitiv, megjithatë, përmendi mungesën e transparencës dhe bashkëpunimit me gazetarët në disa dikastere.

Reformat në media dhe liria e shtypit janë çështje të rëndësishme për ardhmërinë evropiane të vendit, tha përfaqësuesi i delegacionit të BE-së. Lukas Holub tha se duhet të ketë 0 tolerancë për kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve, duke thënë se ende mbetet shumë për tu bërë.

Vetëm në 5 mujorin e parë të vitit 2018 ka pasur më shumë se 5 raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve, përfshi edhe vet kryetarin e SHGM-së, Naser Selmanin.