Ditën e djeshme (e martë) është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gruas njëherësh 8 Marsi.
Në Festën e Gruas të famshmit përcollën mesazhe të shumta, e madje zgjodhën për të bërë dedikime speciale për më të dashurat e tyre.
Një i tillë nuk mungoi as nga artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.
Ajo ka uruar 8 Marsin dhe me këtë rast ka përzgjedhur disa nga gratë që e kanë inspiruar në jetë.
Në mesin e tyre është gjyshja e saj, e ëma, Paris Hilton, Kris Jenner dhe Britney Spears.
“Urime Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Këtu janë disa nga femrat në jetën time që më inspirojnë çdo ditë”, ka shkruar ajo.
Krijuesja e hitit “Meant to be” këtë kohë përndryshe ka qenë më pasive në rrjete sociale. /Telegrafi/