Site icon Telegrafi

Dita kur Ronaldo e Zidane nuk arritën të bindin 14-vjeçarin Mbappe të nënshkruajë me Realin

Mediat raportuar se është gjetur një marrëveshje mes Monacos dhe Real Madridit për Kylian Mbappe.

Kalimi i tij te Los Blancos nuk është çështje ditësh, por vitesh.

Çdo gjë filloi në vitin 2012 kur sulmuesi ishte 14-vjeçar, në atë kohë francezi vizitoi Valdebebas (qendrën stërvitore të Realit) për një provë që t’i bashkohet radhëve të klubit nga Madridi.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme të skuadrave të mëdha evropiane për sezonin 2017/18

Në fund vendimi i Mbappes ishte që të vazhdojë te Monaco dhe kështu të vazhdojë sa më afër familjes, por për kujtim vendosi ta bëjë një fotografi me Cristiano Ronaldon, transmeton Telegrafi.

Me t’u publikuar fotografia në vitin e kaluar u bë virale dhe menjëherë thashethemet për kalimin e tij në Santiago Bernabeu arritën në pikën maksimale.

“Ai është tifoz i Real Madridit dhe Cristiano është idhulli i tij tash e disa vite. Mbappe kalon orë duke shikuar videot e portugezit në internet”, ka thënë babi i lojtarit në vitin 2016 në një intervistë për France Football.

Në të njëjtën kohë u publikua një tjetër fotografi e lojtarit nga dhoma e tij e cila ishte e mbudhur me postera të lojtarëve të Real Madridit. Mbappe pas miqësores që kishte ndaj Anglisë me Francës foli për interesimin e Real Madridit:

“Që kur ishte 14-vjeçar ata janë përpjekur të më transferojnë”, ishin fjalët e francezit për kanalin francez Canal+.

Lexo po ashtu Bale tregon se çfarë i tha Lukakut pas humbjes në miqësoren ndaj Unitedit

Pas kësaj erdhi dhe përgjigjja e Zinedine Zidanes, i cili e konfirmoi fjalët e yllit të Monacos.

Gjithsesi ëndrra e Mbappes dhe e shumë tifozëve mund të bëhet realitet së shpejti, në sezonin e ri ai dhe Ronaldo mund të jenë bashkëlojtar dhe mund të bëjnë fotografi tjera në zhveshtore, por këtë herë duke festuar fitore apo trofe të rëndësishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version