Site icon Telegrafi

Dita e tolerancës, partitë në Maqedoni të jenë më tolerante

Sot u mbajt konferencë e pestë me radhë, me rastin e 16 nëntorit – Ditës së tolerancës, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe OSBE-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti tha se partitë politike në vend duhet që të bashkëpunojnë, diskutojnë dhe torerojnë në aspekt të mendimeve të ndryshme, pasi që kjo mund të hapë diskutime të dobishme.

Ai shtoi se partitë duhet që të bëjën garë në aspekt të ideve dhe programeve, që qytetarët të kenë mundësi të vlerësojnë se cilës parti duhet dhënë votën.

Zv. Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Jeff Goldstein theksoi se shteti është duke kaluar një krizë serioze politike që ka rezultuar me ngecje të shumëta në shumë sfera./Telegrafi/

Exit mobile version