Partitë politike, sot në ditën e tetë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, do t’i prezantojnë programet e veta në takime me qytetarë dhe në tubimet e qyteteve në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Telegrafi Maqedoni më herët njoftoi se Bashkimim Demokratik për Integrim sot do ta ndërpresë fushatën për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar/
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot tubim do të mbajë në Veleshtë (20:00).
“Rilindje me BESË” tubim qendror në Likovë (19:00).
VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubim në Veles (19:00).
LSDM-ja dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” tubime do të kenë në Negotinë (17:30) dhe Kavadar (19:00).
Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi do të ketë takime me qytetarët në Qendër dhe me pronarët në Qendrën tregtare, Bit Pazar dhe vende të tjera në Shkup. /Telegrafi/