Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuar të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.
Kurti në një postim në Twitter shkruan se Deklarata e Pavarësisë përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë.
“Deklarata e Pavarësisë përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë. Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh – përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona. Ashtu si ai vizion është i përjetshëm, po ashtu është edhe aleanca. Gëzuar 4 Korrikun!”, shkruan Kurti. /Telegrafi/
The ?? Declaration of Independence contains one of the most powerful visions of freedom & equality known to the world. That vision—and the shared values it expresses—form the bedrock of our nations’ alliance. As that vision is eternal, so also is the alliance. Happy 4th of July!
— Albin Kurti (@albinkurti) July 4, 2023