E premtja është dita e parë në histori kur fabrika mbuloi nevojat e plota për energji, duke u bazuar në energjinë solare.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “ferma e energjisë” mbulon një sipërfaqe prej 22 hektarësh dhe përbëhet nga 25,000 panele fotovoltaike në fabrikën e prodhimit të Volkswagen Poznań në Września të Polonisë.
Dhe tashmë ajo funksionon me kapacitet të plotë.
Kështu, ajo furnizon fabrikën me energji elektrike të gjelbër me kapacitet maksimal 15.2 MW.
Kjo është e mjaftueshme për të mbuluar 100% të kërkesës për energji elektrike të saj në kushte të favorshme atmosferike.
Dhe një ditë e tillë sapo ka ardhur – rrezet e bollshme të diellit e bënë fabrikën të vetë-mjaftueshme në energji të tillë më 27 shtator.
“Ferma” e vendosur pranë fabrikës së VW në Września është një nga më të mëdhatë në Evropë.
Në një bazë mesatare vjetore, ajo thuhet se do të sigurojë afërsisht 20% të energjisë elektrike të nevojshme për prodhimin e makinave. /Telegrafi/