Milot Rashica në stërvitjen e parë me Werder Bremenin erdhi me vonesë, por jo nga ndonjë gabim apo sjellje te keqe nga ai, por nga mirësjellja dhe përulësia e pastër shqiptare.
Transferimi më i ri i klubit gjerman ishte shumë i zënë duke dhënë autografe dhe duke bërë fotografi me tifozët para qendrës stërvitore.
Mbi 200 tifozë ishin të pranishëm për të shikuar nga afër stërvitjen për ndeshjen ndaj Schalkes dhe normalisht që gjithë sytë ishin nga Rashica.
Shqiptari nga Kosova nuk shënoi në stërvitje, por shpesh herë ishte afër ta bëjë këtë me të majtën e tij magjike, transmeton Telegrafi.
21-vjeçari që erdhi nga Vittese për rreth tetë milionë euro bëri një paraqitje të mirë në stërvitje duke befasuar të pranishmit. Ai dukej i relaksuar, por në të njëjtën kohë edhe i koncentruar, lëvizte bukur me topin dhe vazhdimisht ishte aktiv në krahun e djathtë.
Pas stërvitjes ai foli për disa minuta me trajnerin Florian Kohfeldt, dyshja u panë duke qeshur dhe me shumë mundësi Rashicën do ta shikojmë në formacionin startues ndaj Schalkes të shtunën.
Për lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës ishte një ditë për t’u mos harruar. Posa përfundoi stërvitjen, në dalje ai u ndalua papë nga tifozët dhe me një buzëqeshje në fytyrë ai gjeti kohë të plotësojë çdo dëshirë.
Duke parë gjithë këtë, kanali zyrtar i klubit gjerman pyeti tifozët për përshtypjet e para dhe normalisht që ato ishin të mira.
“Kemi ardhur ta shikojmë sa është i shpejt dhe ishte shumë i shpejtë”, tha shkurt tifozi i parë.
“Ishte vërtetë në formë të mirë, menjëherë është ndjerë mirë më skuadrën”, ka shtuar i dyti.
“Shume i lëvizshëm dhe i shpejtë, ka kërkuar topin qysh në fillim dhe po përshtatët me kolegët. Një goditje nuk e kishte si duhet, por do të jetë më mirë”, tha për fund një tjetër. /Telegrafi/
HISTORIA E RASHICËS: