Janë disa pamje që tregojnë vendin më të shenjtë të Islamit, pamje që nuk i keni parë kurrë më parë.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Xhamia e Madhe në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, zakonisht do të mbushej me njerëz ditën e parë të Ramazanit.
Por me vendin në bllokim të rreptë për shkak të coronavirusit, kjo hapësirë tanimë është e zbrazët.
Gjithashtu, miliona myslimanë në mbarë botën shënuan fillimin e Muajit të Ramazanit të premten nën kufizime të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Shumë nga praktikat tradicionale të Ramazanit, përfshirë adhurimin në xhami duhej të ndaleshin për shkak të coronavirusit. /Telegrafi/