Transferi i sivjetmë i Arsenalit, Granit Xhaka, i ka nisur stërvitjet parasezonale me klubin gjatë ditës së enjte.
Mesfushori shqiptar u kushtoi Topçinjve 33 milionë funte kur u transferua nga Borussia Monchengladbachu.
Pasi mori pjesë me Zvicrën në ‘Euro 2016’, 23-vjeçari ka udhëtuar në Londër për të nisur karrierën në Emirates Stadium.
Ai është dukur në disponim gjatë kohës sa po stërvitej me klubin e ri. /Telegrafi/