Site icon Telegrafi

Dita e ndeshjeve: Sot mësohen dy çerekfinalistët e fundit në Ligën e Kampionëve

Sot (e mërkurë) do të zhvillohet ndeshjet kthyese të dy takimet të fundit të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Dita e sotme do të na mësoj emrat e dy ekipeve të fundit që do të sigurojnë çerekfinalen në garën elitare të klubeve evropiane.

Ndeshja më interesante padyshim se do të zhvillohet në “Wanda Metropolitano”, ku Atletico Madridi synon ta shkrijë epërsinë e humbje 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Interit.

Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmundi synon ta sigurojë kualifikimin në ‘Signal Iduna Park’ pas barazimit 1-1 në udhëtim te PSV Eindhoven.

Të dy ndeshjet janë planifikuar të fillojnë nga ora 21:00.

Ekipet që kanë siguruar tashmë kalimin në çerekfinale janë: Manchester City, Real Madridi, Barcelona, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Arsenal. /Telegrafi/

Exit mobile version