Telegrafi

Dita e ndeshjeve në Euro 2024: Shqipëria luan ndeshjen e fundit të grupit ndaj Spanjës

Sot (e hënë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit apo të tretat në Grupin B të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Pas ndeshjeve të fundit të Grupit A, tani radhën e ka për t’u mbyllur Grupi B, ku përveç Shqipërisë, luajnë edhe Spanja, Italia dhe Kroacia.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Spanjës së kualifikuar tashmë.

 

Kuqezinjtë dhe “La Roja” do të ndeshen me fillim nga ora 21:00 në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit.

Në ndeshjen tjetër të grupit, në të njëjtin orar do të luajnë Kroacia dhe Italia /Telegrafi/