Telegrafi

Dita e ndeshjeve në Albi Mall Superligën e Kosovës, dy përballje interesante në orar

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Fundjava nis me javën e 16-të, ku dy ndeshje do të zhvillohen sot dhe tri tjera gjatë ditës së nesërme (e diel).

Në ndeshjen e parë, Llapi është nikoqir i Malishevës në ndeshjen që pritet të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në takimin tjetër, Liria e pret Gjilanin në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.

Të dy ndeshjet do të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/