Site icon Telegrafi

Dita e ndeshjeve kthyese çerekfinale në Ligën e Kampionëve, Man City dhe Interi kërkojnë konfirmimin

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet kthyese në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Vetëm një javë pas ndeshjeve të para, ekipet e mëdha evropiane janë gati për ndeshjet kthyese, për një vend në gjysmëfinale.

Manchester City, Bayern Munich, Interi dhe Benfica luftojnë për nga një vend në gjysmëfinale, por “Qytetarët” dhe “Nerazzurrët” janë më favorit shkaku i rezultateve pozitive nga ndeshjet e para.

Kampioni aktual i Ligës Premier, Manchester City ka fituar 3-0 në ndeshjen e parë dhe synon të konfirmoj kualifikimin në ndeshjen e sotme në Allianz Arena ndaj Bayern Munichut.

Në anën tjetër, Interi është në një situatë pak a shumë të ngjashme, pasi ka fituar 2-0 në Estadio da Luz dhe takimi i sotëm në Giuseppe Meazza ndaj Benficas, pritet të jetë konfirmim i kalimit në gjysmëfinale.

Të dy përballjet pritet të fillojnë nga ora 21:00, ndërsa fituesi i ndeshjes City-Bayern takohet në gjysmëfinale me Real Madridin dhe fitues i Inter-Benfica me Milanin. /Telegrafi/

Exit mobile version