Site icon Telegrafi

Dita e ndeshjeve: Gjilani dhe Dukagjini nisin rrugën evropiane, luajnë në Ligën e Konferencës

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar shumë ndeshje në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës dhe dy nga to janë të ekipeve të Superligës së Kosovës, Gjilanit dhe Dukagjinit.

Pas Ballkanit që nisi garat të martën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, tani radha është për Gjilanin dhe Dukagjinin që nisin garat evropiane në kuadër të Ligës së Konferencës.

Finalisti i Kupës, Gjilani do të luaj në udhëtim ndeshjen e parë të këtij raundi pasi do të jetë mysafir i klubit FC Progres Niedercorn nga Luksemburgu.

Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumi e qytetit të Diffengrade nga ora 19:30 dhe do të gjykohet nga Oliver Reitala i Finlandës.

Në anën tjetër, Dukagjini, i cili përfundoi në pozitën e katërt dhe u kualifikua vetëm falë mos-licencimit të Prishtinës, do të ndeshet si vendas me Europan nga Gjibraltari.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumi “Fadil Vokrri” nga ora 19:00, ndërsa do të drejtohet nga Johan Hendrik Ellefsen nga Ishujt Faroe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version