Telegrafi

Dita e ndeshjeve: Dy super përballje luhen në Ligën e Kampionëve

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy super ndeshje në kuadër të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjeve të së martës, tani radha është për dy ndeshjet e ditës së sotme, të cilat pritet të sjellin të njëjtin emocion.

Në ndeshjen e parë, Porto e pret Arsenalin në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Dragao’.

Ndeshja tjetër është e programuar të zhvillohet “Stadio Diego Armando Maradona”, ku Napoli është nikoqir i Barcelonës.

Të dy ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 21:00. /Telegrafi/