Telegrafi

Dita e ndeshjes kthyese gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve – Derby della Madonnina i zjarrtë evropian

Sot (e martë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja e dytë apo kthyese në kuadër të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Milanit.

Nerazzurrët janë nikoqir të rivalëve Rossoner në ndeshjen e sotme e cila pritet të zhvillohet nga ora 21:00 në “Giuseppe Meazza”.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen në këtë ndeshje me një seri brilante me shtatë fitore radhazi, ku njëra nga to pikërisht në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Milanit.

Kështu, Nerazzurrët kanë luksin të një barazimi apo humbje me një gol diferencë pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër, ekipi i Stefano Piolit është në një formë aspak të mirë me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ku dy takimet e fundit ishin humbje.

Megjithatë, Rossonerët duan ta bëjnë befasinë duke shkrirë epërsinë për të arritur një vend në finalen e madhe. /Telegrafi/