Telegrafi

Dita e ndeshjes: Kosova, mysafire e Zvicrës

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim ndaj Zvicrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët janë mysafir të Helvetikëve në takimin e raundit të nëntë të vlefshëm për Grupin I.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park” të Baselit me fillim nga ora 20:45.

Lexo po ashtu Kosova ende ka shanse për t’u kualifikuar në Euro 2024, ky është skenari që e dërgon në Gjermani

Ekipi i përzgjedhësit Primoz Gliha vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Izraelit dhe synon rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim i vështirë.

Në anën tjetër, vendasit e Murat Yakin kanë barazuar me Izraelin dhe duan t’i kthehen fitoreve për të siguruar kualifikimin, pas çdo rezultat tjetër do t’i linte në garë për një vend. /Telegrafi/