Telegrafi

Dita e gjashtë e konfliktit në Gaza: Palestinezët raportojnë 145 viktima, Izraeli dhjetë të vdekur

Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamas në Gaza tha se numri i të vdekurve në luftimet e kësaj jave midis Hamasit dhe Izraelit ishte rritur në 145. Dyzet e një viktima ishin të mitur, njoftoi ajo.

Thuhet gjithashtu se mbi 1.000 njerëz janë plagosur nga sulmet e Izraelit, raporton bbc.

Lexo po ashtu Ushtria izraelite telefonon kujdestarin e banesës: Do ju bombardojmë, sa kohë ju duhet të ikni?

Ministria nuk specifikoi sa operativë u vranë në Hamas ose organizata të tjera palestineze në Gaza.

Ndërkohë, autoritetet izraelite njoftuan se shumë terroristë ishin vrarë dhe se disa vdekje ishin shkaktuar nga raketa të hedhura në Izrael, por shpërthyen në Gaza. Gjithashtu autoritetet izraelite njoftuan se dhjetë shtetas të tyre janë vrarë,

Lexo po ashtu Publikohet pamja e një babai që po bartte një fëmijë të porsalindur gjersa raketat e Hamasit i fluturojnë "mbi kokë"

Ushtria izraelite njoftoi se 278 raketa u qëlluan në drejtim të Izraelit nga Gaza. Nga ato, 40 raketa ranë në Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite.

IDF gjithashtu thotë se sistemi i mbrojtjes nga raketat Iron Dome rrëzoi “dhjetëra raketa”. /Telegrafi/