Site icon Telegrafi

Dita e dytë e Javës së Ndërmarrësisë me theks gratë dhe vajzat në biznes

Gjatë ditës së dytë të Javës Botërore të Ndërmarrësisë në Kosovë, janë zhvilluar një numër i madh i aktiviteteve nga organizatat partnere, me theks gratë në ndërmarrësi dhe gjithëpërfshirja.

Ngjarja e parë gjatë ditës së dytë të Javës së Ndërmarrësisë u organizua nga “She Inspires” dhe Jehona Lluka në ambientet e ICK.

Gratë ndërmarrëse (Hana Qerimi – Shkolla Digjitale, Arbresha Shala – Big Scoop, Zana Budima – SQA Consulting SEE, Besa Begu – Dental Hygienist dhe Vlora Avdiu Burani – BERZH), rrëfyen për rrugëtimin dhe sfidat, qasjen në financa, rolin e familjes dhe planet për të ardhmen.

Cacttus Education, u shtjellua tema e vajzave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), aktivitet i mbështetur nga USAID Compete.

Në këtë ngjarja përvojat e tyre i ndanë Melina Hajdini, pjesë e CACTTUS Business Solutions, Drenusha Imeraj nga Polymath, Melisa Bekaj pjesë e Barut, Egzona Vllasaliu nga kompania ORNIO AS, Rrezarta Pllana nga CACTTUS Business Solutions si dhe Vildane Kelmendi, drejtoreshë e Programeve në CACTTUS Education.

Fuqizimi dhe inkurajimi i vajzave dhe grave për t’u kyçur në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit ka qenë gjithmonë prioritet për Cacttus.

E marta biznesore (Business Tuesday) e organizuar nga Innovation Centre Kosovo, po ashtu pati për teme gratë ndërmarrëse në sektorin e TIK-ut.

Rrugëtimin e tyre me mysafirët e ndanë, Hana Zeqa (FightorFlight), Saranda Rexha (Stress Free Corner) dhe Vesa Salihu (Common Store). Ky diskutim u moderua nga Dorina Grezda (ICK) dhe u mbështet nga USAID Compete.

Në Odën Ekonomike Amerikane, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ishte pjesë e diskutimit për rolin e shkollave në fuqizimin e ndërmarrësisë te të rijtë, së bashku me Alejtin Berisha (Kolegji Universum), Diellëza Gashi (RIT Kosovo) dhe Luljeta Demjaha (USAID Asset).

Nikoqir kombëtar i Javës Botërore të Ndërmarrësisë është Innovation Centre Kosovo, ndërsa #GEW2021 mbështetet nga Ambasada e Suedisë, Ambasada e SHBA-ve, USAID Kosovo Compete Activity, EBRD Star Venture dhe GIST. Partner medial është Telegrafi.com.

Exit mobile version