Telegrafi

Dita e diel vazhdon të jetë ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë

Foto: Arkiv

Komuna e Mitrovicës njofton të gjitha subjektet afariste që operojnë në këtë qytet se dita e diel do të vazhdojë të jetë ditë pushimi, deri në momentin e konfirmimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal të datës 24.09.2020.

“Kjo pasi që MAPL-ja me datë 02.10.2020 i’u ka drejtuar me shkresë përcjellëse Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ku ka kërkuar që të shqyrtojnë kërkesën e ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal, që dita e diel të rikthehet si ditë e rregullt e punës për të gjitha bizneset”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ” deri sa nuk marrim ndonjë përgjigje nga Ministria gjegjëse, Komuna e Mitrovicës nuk do ta zbatoj këtë vendim sepse konsiderohet jo i ligjshëm”.

Me këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur që inspektorët komunal edhe këtë të diel do të inspektojnë të gjitha bizneset në respektimin e orarit të punës sipas Rregullores komunale Nr. 03/2014.