Site icon Telegrafi

Dita e derbive në Albi Mall Superligë, Ballkani pret Dritën ndërsa Gjilani takohet me Prishtinën

Xhiro e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës ka startuar ditën e shtunë me dy ndeshje shumë interesante.

Trepça ’89 arriti fitoren e parë këtë kampionat pas triumfit 2-5 në udhëtim te Drenica, derisa Malisheva e Dukagjini ndanë pikët pas barazimit 1-1 në stadiumin Liman Gegaj.

E sot në program janë për tu zhvilluar tri ndeshje të tjera dhe që të tria do të luhen me fillim nga ora 15:00.

Padyshim që vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Drenas, ku kampioni në fuqi Ballkani pret Dritën.

Suharekasit kanë zhvilluar tri ndeshje ku kanë marrë tri fitore, derisa Drita ka një ndeshje më shumë të zhvilluar dhe ka dy fitore e dy barazime.

Vendasit janë pa dy mesfushorët Edvin Kuc e Qëndrim Zyba shkaku i lëndimeve, derisa mysafirët nga Gjilani janë të kompletuar për këtë sfidë.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku lideri aktual Gjilani pret Prishtinën.

Bardhekuqtë synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, derisa Prishtina kërkon të rikthehet te fitoret pas humbjes javën e kaluar nga Ballkani.

Sfida e fundit e ditës së sotme zhvillohet në Ferizaj, ku Ferizaj është nikoqir i Llapit.

Ekipi i udhëhequr nga Arbnor Morina ende nuk ka fituar dhe synon tri pikët, derisa Llapi pas dy barazimeve e dy humbjeve synon t’i marrë tri pikët. /Telegrafi/

Exit mobile version