Site icon Telegrafi

Dita e derbit në qytetin e futbollit

Edicioni i elitës së futbollit kosovar do të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shorti ka dashur që në ndeshjen e fundit të stinorit dy skuadrat rivale të qytetit të Gjilanit të përballen mes vete.

Drita është në një pozitë të palakmueshme pasi kërkon fitoren që t’i shpëtoj rënies, ndërsa rivali i saj Gjilani kërkon ta largoi nga elita e futbollit kosovar.

Ndeshja më interesante në futbollin kosovar pritet të filloi nga ora 15, ndërsa aty pritet të mblidhen rreth 8000 tifozë.

Ndërkohë ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj, ku Drenica dhe Istogu do të përballen mes vete.

Drenicës i mjafton një barazim për t’i shpëtuar rënies, pasi humbja eventuale nga Istogu mund t’i dërgoi në Ligën e Parë.

Kampioni i ri Feronikeli, do të takohet me Hajvalinë në Kizhnicë, ndëra Liria pret Llapin në Prizren.

Vushtrria do të jetë nikoqire e Trepçës ’89 ndërsa Prishtina pret Besën. /Telegrafi/

Exit mobile version