Telegrafi

Dita e Bajramit emocionuese për Leonorën, viziton varrin e babit (Foto)

Këngëtarja Leonora Jakupi ka treguar disa herë në intervista detaje për familjen e saj.

Shpesh me lot në sy, Leonora tregonte se si babai i saj kishte ndërruar jetë gjatë luftës në Kosovës, dhe se mungesa e tij e pikëllon pa masë.

Festa e Bajramit është dita kur ajo nuk heziton të vizitojë varrin e babait të ndjerë, siç rëndom është edhe një ritual i myslimanëve në fillim ditën e kësaj feste.

Sot (e premte) ajo ka publikuar disa imazhe në InstaStory, përmes së cilave ka treguar se sa e emocionuar ka vizituar sot me nënën dhe mbesën e saj varrin e babait të rënë dëshmor.

“Në kujtim të babait për Bajram” (sic.), ka shkruar Leonora në mbishkrimin e njërës prej fotografive. /Telegrafi/