Telegrafi

Dita e 11-të e fushatës parazgjedhore në Maqedoni

Në ditën e 11-të të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, partitë politike do të vazhdojnë të prezantojnë ofertën e tyre para qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Koalicioni ”Për një Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, do të mbajë fushatë në Demir Hisar dhe Manastir.

Koalicioni ”Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM-ja, do të mbajë fushatë në Probishtip dhe Shtip.

Partia Demokratike Shqiptare do të mbajë fushatë në Mateç.

Aleanca për shqiptarët do të mbajë fushatë në Bërvenicë dhe Zhelinë.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi do të mbajë fushatë në Koçan.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë fushatë në Rostushë dhe Dibër./Telegrafi/