Këngëtarja Eni Koçi ka pak javë që është kthyer në Shqipëri për realizimin e projekteve të reja.
Ndërkohë, ajo ka treguar që shumë shpejt do të niset drejt Londrës, për të vazhduar studimet për mjeksi, gjersa ka bërë të ditur edhe se ka vendosur të jetojë përgjithmonë në Britaninë e Madhe.
Përderisa ka qëndruar këto ditë në Shqipëri, ajo ka punuar në disa këngë të reja, si dhe ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilën shfaqet e mahnitshme, si asnjëherë më parë.
Këto fotografi, ajo i ndan vazhdimisht me fansat në rrjetet sociale, gjersa arrin të marrë me mijëra pëlqime dhe komente dashurie nga ata.
Sot (e mërkurë) Eni ka publikuar një fotografi të re në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në shtratin e saj duke lexuar revista, teksa nuk është ngritur fare nga ai, ndonëse kishte ardhur orari i drekës.
“Ditë dembele”, ka shkruar këngëtarja Koçi përbri fotografisë, dhe mesa duket e tillë ka qenë dita për të, përderisa ka vendosur ta zgjasë orarin e gjumit. /Telegrafi/