Me rastin e 22 Marsit – Ditës Botërore të Ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, nga fillim-java e edhe sot në këtë datë ka zhvilluar aktivitete vetëdijesuese publike si dhe agjendë takimesh në funksion të shfaqjes së rëndësisë së ujit si burim i jetës.
Nga KRU ‘Hidrodrini’ kanë folur për rëndësinë e ujit, ruajtjen dhe përdorimin racional të tij.
Duke ju bashkuar Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi (IPA 2), është firmosur gjatë javës Memorandum Mirëkuptimi mbi Projektin “ACT SMART SAVE WATER”, një hap i rëndësishëm drejt thithjes së investimeve të BE-së me participim dhe kontribut të përbashkët në shërbim të konsumatorëve, respektivisht ngritjes së shkallës së rëndësisë dhe cilësisë së ujit.
Po sot krerë të Kompanisë, të prirë nga kryeshefi Ekekuztiv Agron Tigani dhe Kryesuesi i Bordit Jusuf Nikqi, kanë zhvilluar takim-tryezë me përfaqësues nga Autoriteti Rregullator i Ujërave të Kosovës (ARRU), të prirë nga Drejtoresha e këtij organi Hajrije Morina e ku është folur mbi strategjinë dhe nevojat për të vazhduar bashkërëndimi i veprimeve në funksion të ruajtjes, cilësisë dhe përdorimit racional të ujit, ishte temë diskutimi e këtij takimi.
‘KRU ‘Hidrodrini’ ka potencuar se ky 22 Mars për kompaninë dhe konsumatorët është më i veçant, ngase i gjen me projektin madhor ITUZ (Impiantit për Trajtimin e Ujërave të zeza), projekt me ndikim shumëdimensional në trajtimin racional të ujit.’-thuhet mes tjerash në njoftim, njofton Radio1.