Në kuadër të shënimit të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down, qendra e kujdesit ditor “PEMA” ka organizuar ekspozitën e fotografive të titulluar ‘Kush jam unë?’.
Ekspozita është hapur në Pejë, dhe përmban fotografi të fëmijëve dhe të rinjve me sindromë Down, të cilët janë përfitues të shërbimeve në 4 qendrat e kujdesit ditor – PEMA.
Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implmentuar nga PEMA.
Fotografitë e shkrepura nga fotografi Ridvan Slivova, kapin një sërë imazhesh që përshkruajnë jetën e fëmijëve dhe të rinjve me sindromë Down në Kosovë.
Qëllimi i kësaj ekspozite është të sfidojë përceptimet për sindromën Down, dhe të shërbejë si thirrje për t’ju dhënë mundësinë këtyre fëmijëve dhe të rinjve të edukohen, trajnohen, si dhe të kenë mundësi që në të ardhmen të sigurojnë një vend pune në atë se çfarë ata duan të ndjekin dhe të ushtrojnë si profesion.
“Është thelbësore që të krijojmë një botë ku të gjithë trajtohen me respekt dhe dinjitet, pavarësisht nga dallimet e tyre.
Le të njohim ëndrrat dhe kontributin e personave me aftësi të kufizuara dhe të punojmë për një vend ku të gjithë mund të arrijnë potencialin e tyre të plotë”, thuhet në njoftimin e PEMAS./Telegrafi/