Site icon Telegrafi

Dita Botërore e Autizmit: Pesë fakte që duhet t’i dini

Sot (2 prill) është Dita Botërore e Autizmit, e cila iu dedikohet personave që vuajnë nga kjo sëmundje dhe që për synim ka vetëdijesimin e njerëzve rreth simptomave, shkaktarëve dhe mënyrat e trajtimit.

Prandaj, Telegrafi ju sjell disa fakte që duhet t’i dini për autizmin:

Autizmi është në rritje

Autizmi është dhjetëfish më i zakonshëm sot sesa që ishte në vitet e 1980’ta, sipas ekspertëve. Në Kaliforni, numri i fëmijëve me autizëm në programet e shërbimeve sociale të shtetit pothuajse është dyfishuar mes viteve 1998 dhe 2002, duke i kaluar rastet e fëmijëve me kancer, me diabet dhe me sindromën Down.

Në përgjithësi, autizmi thuhet se i prekë më shumë meshkujt sesa femrat.

Fëmijët diagnostikohen më shpejt

Nuk ka ndonjë test laboratorik apo mjekësor që e detekton autizmin, prandaj doktorët kryesisht i japin diagnozat në bazë të sjelljeve. Në të kaluarën, shumica nuk guxonin ta diagnostikonin një fëmijë me autizëm derisa simptomat bëheshin tejet të qarta.

Mosha mesatare kur diagnostikoheshin fëmijët kishte qenë tre vjeç e gjysmë, ndërsa shumë fëmijë diagnostikoheshin edhe më vonë se kaq.

Por tani doktorët mund ta diagnostikojnë saktë autizmin pas 24 muajve – kur truri i fëmijës është duke u zhvilluar me një ritëm të shpejt.

Autizmi është çrregullim gjenetik

Ndonëse dikur besohej se autizmi është rezultat i edukimit jo të mirëfilltë të prindërve, hulumtuesit tani konstatojnë se gjenet – pra jo faktorët psikologjikë – janë fajtorë për këtë sëmundje.

Nuk ka ndonjë ndërlidhje shkencore mes vaksinave dhe autizmit

Ka pasur shumë thashetheme të hapura mes një ndërlidhje të mundshme të vaksinave dhe autizmit.

Por, deri tani, pavarësisht eksperimenteve dhe studimeve të shumta, ende nuk është gjetur ndonjë ndërlidhje shkencore mes vaksinave dhe shkaktimit të autizmit.

Koka e madhe është shenjë e autizmit

Zbulimet e fundit të publikuara në revistën ‘Journal of the American Medical Association’ sugjerojnë se turinjtë e fëmijëve me autizëm zhvillohen ndryshe nga një moshë e hershme.

Hulumtuesit kanë zbuluar se shumica e fëmijëve që diagnostikohen me autizëm në momentet e para të lindjes kishin pasur madhësi të vogël të kokës, por pas gjashtë muajve iu ishte zmadhuar koka dhe truri. /Telegrafi/

Exit mobile version