Xhudistja Distria Krasniqi e ka siguruar tashmë medaljen në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, pasi është kualifikuar në finale të kategorisë së saj.
Distria Krasniqi ka siguruar tashmë medaljen në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja pejane ishte e lirë në raundin e parë, në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina, ndërsa në çerekfinale ishte e pamëshirshëm duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz.
Megjithatë, Distria nuk u ndal me kaq, pasi ishte e fortë edhe në gjysmëfinale, duke mposhtur rivalen e saj nga Spanja, Ariane Toro Soler.
Pas kësaj fitore, xhudistja 28-vjeçare kalon në finale dhe siguron medaljen në e Kampionatit Evropian për senior.
Distria për të artën do të luftoj me rivalen e saj të përhershme italianen Odette Guiffrida. /Telegrafi/