Distria Krasniqi, vazhdon ta lartësojë shtetin e Kosovës, duke siguruar kësaj radhe medaljen e parë për vendin tonë në Lojërat Olimpike Paris 2024, e dyta për të, kësaj radhe e argjendtë, pas asaj të arit në Tokio 2020.
Xudistja jonë, bëhet sportistja e parë që fiton dy medalje në Lojërat Olimpike, dhe atë në dy kategori të ndryshme. Për trajnerin e saj, Driton Kuka është medalja e katërt, me tri të arta dhe një të argjendtë.
Ylli i xhudos, arriti deri në finale pa probleme, me shumë vetëbesim, duke i eliminuar kundërshtaret një nga një deri në finale. ‘Disi’ i solli Kosovës medaljen e argjendtë, pasi humbi në finale ndaj Diyota Keldiyorova.
Xhudistja jonë e madhe në Paris 2024 fitoi ndaj Odette Giuffrida (gjysmëfinale), Gafen Primo (çerekfinale) dhe Maryam March Maharan (faza e parë).
Para tri vitesh, gjegjësisht më 24 korrik 2021, ajo i solli të artën vetes dhe gjithë vendit tonë, duke na bërë krenarë.
Xhudistja jonë mundi në finale japonezen, Funa Tonaki, duke sjell gëzim të jashtëzakonshëm në vendin tonë.
Nga një medalje të artë kanë edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. /Telegrafi/