Botërori i Bakus i mbajtur në muajin shtator të vitit 2018, është gara e fundit ndërkombëtare në të cilën xhudistja jonë, Distria Krasniqi, nuk është ngjitur në podium.
Që nga atëherë, në të gjitha garat ku ka marrë pjesë, xhudistja jonë nga Peja ka fituar medalje.
Bilanci i saj është shtatë medalje të arta, tri të argjendta dhe tri të bronzta.
Ajo ndodhet e para në renditjen botërore dhe Olimpike të kategorisë deri në 48 kg, ndërsa kjo vazhdimësi synohet të vazhdohet edhe në vitin e Olimpiadës 2021.
Garat ku ka fituar medalje në tri vitet e fundit:
2018
Grand Slam Abu Dhabi – medalje e argjendtë
Grand Prix Tashkent – medalje e artë
Grand Prix Haga – medalje e bronztë
Guangzhou Masters – medalje e artë
2019
Grand Slam Paris – medalje e argjendtë
Grand Prix Antalia – medalje e artë
Grand Prix Budapest – medalje e argjendtë
Kampionati Botëror Tokio – medalje e brontzë
Masters Qingdao – medalje e artë
2020
Grand Slam Paris – medalje e artë (-52 kg)
Grand Slam Budapest – medalje e artë
Kampionati Evropian Pragë – medalje e bronztë
2021
Masters Doha – medalje e artë
/Telegrafi/