Site icon Telegrafi

Disney shtyn lansimin filmave më të pritur për vitet 2021 dhe 2022

Disney Park (Foto: Mark Ashman/Disney Parks via Getty Images/Guliver)

Shtëpia më e madhe e filmave të animuar, Disney, ka zbuluar data të reja për publikimin e filmave të tyre.

Me mbylljen e teatrove në të gjithë Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të ndihmuar në ngadalësimin e virusit potencialisht vdekjeprurës COVID-19, Hollywoodi po përpiqet të rindërtojë listat e tyre të filmave, shkruan Daily Mail.

Dhe si studioja më e madhe në botë e filmit, Disney është dashur të marrë disa vendime veçanërisht të vështira, si shtyrja e filmave të tyre, si “Mulan” dhe “Jungle Cruise”.

Kompania shtyu përsëri xhirimet e reja të filmit të animuar Mulan, i cili ishte realizuar më 24 korrik të vitit 1998. Filmi pretendohej të lëshohej fillimisht në kinema, por një veprim i tillë ishte i pamundur për shkak të coronavirus.

Ndërsa filmi “Jungle Cruise”, në të cilin luajnë The Rock dhe Emily Blunt është shtyrë për një vit, dukë bërë kështu që të dalë në treg me 30 korrik të vitit 2021.

Këto ndryshime nuk kanë ndodhur vetëm në këta dy filma, “Black Widow” dhe “The Eternals” janë filmat e tjerë. “The Eternals”, i cili interpretohet nga aktorja Angelina Jolie është shtyrë po ashtu për në vitin 2021.

Ndërkohë, vazhdimi i ardhshëm i filmit “Indiana Jones” do të jetë me  19 korrik 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version