Telegrafi

Disney lanson filmin e animuar për djalin e Meghan Markle dhe Princ Harry

(Princ Harry dhe Meghan Markle, foto: CHRIS JACKSON/Getty Images/Guliver)

Kompania e famshme e filmave, “Disney”, e ka bërë pjesë të filmave edhe fëmijën e princit Harry dhe Meghan Markle. Ky film i shkurtër është krijuar për të festuar ardhjen në jetë të foshnjës mbretërore.

Në videon që ua sjellim më poshtë shihet arushi Pooh teksa shkon në kështjellën Windsor me një libër në dorë, i cili është dhuratë nga arushi për Meghan dhe Harryn.

Kur çifti mbretëror fillon ta shfletojë librin, në ekran shfaqet edhe krevati i vogëlushit, që mban të gdhendur emrin e tij.

Kujtojmë që princi Harry dhe Meghan javën e kaluar mirëpritën foshnjën e tyre të parë, Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Emri i djalit të tyre është shumë i famshëm në Britaninë e Madhe dhe hyn në listën e njëzet emrave më të njohur në Angli. Kuptimi në anglisht i Archie do të thotë “i vërtetë, i guximshëm dhe i vlefshëm”. /Telegrafi/