Telegrafi

Disney konfirmon: Ewan McGregor kthehet si Obi-Wan Kenobi në serialin “Star Wars”

Shërbimi i ri Disney + ka konfirmuar se do të fillojë të ketë një seri në lidhje me personazhin imagjinar, Obi Wan Kenobi të ekskluzivitetit “Star Wars” nga viti 2020 e tutje.

Rolin legjendar të Jedi Master do ta luajë Ewan McGregor, i cili tashmë në gjashtë vitet e kaluara dhe tre filma ka mëshiruar Obi Kenobi, mentorin e Luke Skywalker dhe babanë e tij, Anakin Skywalker.

McGregor mohoi thashethemet vitin e kaluar për xhirimin e serialit, por tani ka konfirmuar që skenari ishte shkruar dhe se filmimet do të fillojnë së shpejti.

Sidoqoftë, nuk dihet shumë për veprimin e serialit, përveç se si do të mbushë periudha midis dy pjesëve të filmit, “Hakmarrja e Sithit” dhe “Një shpresë e re”.

Seria e re do të transmetohet në shërbimin e transmetimit Disney +. Megjithëse nuk dihet ende se çfarë do të përmbajë seriali, miliona tifozë të “Star Wars” janë të entuziazmuar nga fakti që do ta shohin sërish Ewan McGregorin si Obi. /Telegrafi/