Ministrat e Financave të eurozonës do të diskutojnë përparimin e Greqisë në përmbushjen e kushteve për pagesën e saj të fundit të ndihmës prej 2,8 miliardë euro (3,1 miliardë dollarë), mes mosmarrëveshjeve mbi reformat e kryera deri më sot.
Athina është në një paketë financiare shpëtimi, me 86 miliardë euro nga Bashkimi Europian, paketa e tretë ndërkombëtare e shpëtimit e negociuar në harkun kohor të pesë viteve.
Në maj, kreditorët e Greqisë hapën rrugën për një këst të ndihmës prej 10,3 miliardë euro, por e ndanë atë në pjesë të vogla, për të reformuar piketat që duhet të përmbushë Athina.
“Athina deklaron se ka përmbushur 13 nga 15 kushtet, por kreditorët besojnë se vetëm gjysma është përmbushur”, sipas burimeve diplomatike në Bruksel.