Me rastin e publikimit të raportit “Mos supozo nevojat e mia”, i nxjerrë nga projekti që Këshilli Rinor Kosovar zbaton nën përkrahje të “Save the Children”, mbahet tryeza e rrumbullakët me temë diskutimi “Gjithëpërfshirja në arsim”.
Raporti përfshinë identifikimin e nevojave kryesore të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin fillor në Kosovë, si dhe adresimin e tyre pranë organeve kompetente për të siguruar gjithëpërfshirje më të lartë arsimore.
Gjithashtu, në takim do të lansohet edhe video-animacioni i punuar nga vetë fëmijët.