Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti gjatë diskutimit që po bëhet për Projektligjin e Buxhetit 2022, ka thënë se nuk ka asnjë rritje fantastike ekonomike në vend.
Hoti gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës është shprehur se ky buxhet nuk siguron zhvillim.
“Në tri vitet e ardhshme nuk ka asnjë investim madhor infrastrukturor. Në shëndetësi mjeket dhe specializantët që janë pa punë do të mbesin pa punë, pagat e mjekëve mbesin të njëjta, buxheti për barnat nuk do të rritet madje do të zvogëlohet. Po ashtu, Ligji i Pagave nuk është buxhetuar”, tha Hoti.
Ai ka theksuar se nuk ka ndodhur asnjë ndryshim i madh strukturor në ekonomi.
“Ky buxhet nuk siguron mbushjen e buxhetit. Ne do t’u kishim respektuar sikur t’i kishit reflektuar premtimet tuaja”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/